Fshati Gradec i Gostivarit më i prekuri nga moti i ligë i sotëm

Gostivari

Fshati Gradec i Gostivarit më i prekuri nga moti i ligë i sotëm

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:46
Fshati Gradec

Komuna e Vrapçishtit është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut dhe breshëri. Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujërat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive.

Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët kanë dalë në aksion për pastrimin e rrugëve, oborreve dhe shtëpive.

Intensiteti i lartë i reshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkollës fillore të fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa automjete.
Po ashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellave por edhe shumë kopshte të shtëpive.

Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat përmbytet nga reshjet e mëdha të shiut.

Ekipi i Tv2 i cili ka qëndruar në terren thotë se gjatë ditës së nesërme do të sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatrat tjerë të Komunës së Vrapçishtit.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat