Woods rikthehet protagonist

Golf

Woods rikthehet protagonist

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Woods rikthehet protagonist

Rikthimi i golfistit amerikan Tiger Woods në gara pas 4 operacionesh në shpinë ka qenë pozitiv. Në turneun e “Hero Golf Challenge” që u zhvillua në Bahamas, ish-numri 1 në botë është renditur në vendin e 10-të, duke treguar një nivel të kënaqshëm edhe pse nuk luante prej 9 muajsh. Pavarësisht se nuk fitoi turneun, Woods bindi me lojën e tij, e cila erdhi në rritje dhe e mbylli garën në vendin e dhjetë. Ky event u fitua nga Rickie Fowler, që la pas Charlie Hoffman.

“Jam i kënaqur nga rezultati. Nuk prisja fitoren, doja vetëm të luaja dhe e rëndësishme është se nuk kisha dhimbje në shpinë për herë të parë pas kaq shumë kohësh. Shpresoj shumë që ky turne të jetë vetëm hapi i parë për të nisur një tjetër rrugëtim si profesionist. Kohët e fundit jam stërvitur mirë dhe e di se nëse nuk do të kem dhimbje mund të rikthehem fitues”, u shpreh sot golfisti amerikan Tiger Woods, një nga ikonat e sportit botëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat