Zylfiu: Ta rrumbullakojmë imazhin sportiv të Kosovës botërisht

Golf

Zylfiu: Ta rrumbullakojmë imazhin sportiv të Kosovës botërisht

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 15:44
Zylfiu me gareus tjerë

Me ftesë të shqiptarit Lulzim Vehapi i cili punon dhe luan në Klubin e Golfit Donau në periferi të Linz -  Austri, jam duke qëndruar dhe ushtruar golf  tre ditët e fundit. Përveç Lulzimit këtu punon dhe ushtron edhe shqiptari tjetër nga Tetova Idriz Iseni i cili po i prin lojës për shkak të përvojës më të madhe. “Si Kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, jam pritur shumë mirë në këtë fushë të golfit edhe nga menaxheri Ndërkombëtar i njohur në Ballkan Ztr Gerry Jekl i cili na komplimentoi për organizimin e Kampionatit të Minigolfit World Adventure Golf Masters 2016 vitin e kaluar në Kosovë.

Ky udhëtim i imi do të pasohet nga një udhëtim tjetër gjatë këtij viti ku së bashku me Blerim Sejdiun do të udhëtojmë për ta vizituar Klubin e Golfit Heitlinger në Gjermani me ftesë të z. Arif Arifi, menaxher i Klubit, me ç’ rast do të jetë organizimi kryesor mes shqiptarëve nga komuniteti i sportit të golfit sepse deri në vitin e ri pritet të ndodhë kompletimi i klubeve dhe themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës. Arsyeja kryesore e themelimit të Federatës është se komuniteti ynë shqiptar posedon lojtar profesionist të golfit siç janë Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci nga Gjermania me hendikep zero si PGA Germany, pastaj trajneri ynë në Holandë Isi Zejnullahu si PGA Europe, licenca e fundit botërore, motrat Arifi dhe vëllau i tyre junior Albin Arifi gjithashtu nga Gjermania, por edhe lojëtar tjerë të cilët nga viti i ardhshëm do ta veshin fanellen e Kosovës në lojën e golfit duke shkruar historinë tone më të re sportive. Golfi si sport olimpik ka vlerën e veçantë sepse është sport që luhet individualisht dhe ky është avantazh për ne sepse dihet botërisht për sukseset shqipëtare në gara individuale.

Lojtarët e lart cekur karrierën e tyre e kanë nisur në Evropë me përkrahjen e familjarëve të tyre, ndërsa në të ardhmen besojmë se MKRS apo Komiteti Olimpik do t’i ndihmoj financiarisht Ambasadorët e Golfit të Kosovës të cilët do ta rrumbullakojnë imazhin sportiv të Kosovës botërisht”, tha Zylfiu.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat