Pamjet e arrestimit, Woods mezi qëndron në këmbë - Bota Sot
Pamjet e arrestimit, Woods mezi qëndron në këmbë

Golf

E hënë, 23 korrik 2018

Pamjet e arrestimit, Woods mezi qëndron në këmbë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 16:36
Tiger Woods

Publikohen pamjet e momentin të ndalimit të Tiger Woods nga Policia e Floridas, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë. 42-vjeçari amerikan, një ndër golfistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, shfaqet në një gjendje të mjerueshme, as sa qëndron me vështirësi në këmbë. Dallohet qartë sesi dy policë, pasi ndaluan automjetin që drejtohej nga Woods, bëjnë verifikimet e nevojshme dhe zbatojnë procedurat, duke e arrestuar kampionin e golfit.

Shierifi i Kontesë së Palm Beach, ka deklaruar se pasi i mbajt për 4 orë në izolim, Tiger Woods u la i lirë pasi pagoi garancinë.

Sportisti me famë botërore ka këmbëngulur  se në momentin e ndalimit nuk ishte nën efektin e alkoolit, por të disa ilaceve që i kishte marrë me rekomandimin e mjekut, raporton supersport.

Përtej shfajësimit të Woods, pamjet filmike tregojnë qartë gjendjen e rëndë të tij si dhe ulin reputacionin e një sportisti të madh, i cili ka shkruajtur historinë në sportin e Golfit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test