Kosova ka një numër të mirë lojtarësh në ranglistën e Federatës Botërore të Mini-golfit

Golf

Kosova ka një numër të mirë lojtarësh në ranglistën e Federatës Botërore të Mini-golfit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:00
Fusha e mini-golfit në Kosovë

Federata e Minigolfit e Kosovës ju informon për sukseset e radhës të cilat janë publikuar në webfaqen e Federatës botërore ditët e fundit. Është fjala për publikimin e rang listës botërore më të re në sportin e Minigolfit me ç’ rast reprezentuesit e Kosovës janë të radhitur në shumicë pas sukseseve të shënuara vitin e kaluar në Kampionatin World Adventure Golf Masters 2016 - Kosova i cili u organizua gjatë muajit qershor në fushën nikoqire, fushë kjo në të cilën të gjithë lojtarët kanë filluar karrierën e tyre dhe ku u dëshmua suksesi i punës gjashtëvjeçare.  Vullnet Mustafa radhitet numër 70 e Nderim Mustafa i 112-ti. Tabela në total përmban 133 lojtar junior të përfshirë nga gjitha shtetet anëtare të Federatës Botërore të Minigolfit.  Liridon Mehmeti i cili zuri vendin e tretë në World Adventure Golf Masters 2016 – Kosova në gara individuale por edhe me ekipin A të Kosovës është radhitur me numër 236. Riad Arifi numër 377, Ajet Kameri numër 384, Ylli Morina 389, Burim Nokshiqi  numër 392 dhe Amir Zhegrova 397 ndajnë pikët e njëjta në vendet  nga 376 deri 397, pastaj dy lojtarët e tjerë në këtë kategori janë Sabri Maloku numër 407 dhe Lavdim Zylfiu i fundit në listën në të cilën janë përfshirë 419 lojtar nga gjitha shtetet anëtare të Federatës Botërore. Dy lojtarët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë lojë zyrtare nga viti 2014 pas pjesëmarrjes në Kampionatin World Adventure Golf Masters 2014 – Suedi.

Kategoria e seniorëve: Izedin Thaçi radhitet me numë 272, Riza Thaçi radhitet me nr. 273 ndërsa Agim Keka radhitet me nr. 343 nga gjithsej 420 lojtar seniorë. nga gjitha shtetet anëtare të Federatës botërore të Minigolfit.   Republika e Kosovës ka gjithsej 13 lojtarë në ranglistën zyrtare të World Minigolfsport Federation dhe ky është numri më i madh që nga viti 2012 me ç’rast në rang listën zyrtare ka figuruar vetëm  kampioni i Kosovës Lavdim Zylfiu. Ky sukses vjen pas organizimit të World Adventure Golf Masters 2016 Kosova me ç’rast patën rastin të marrin pjesë 12 lojtarë nga Kosova. Fatkeqësisht pjesë e kësaj gare nuk mundën të bëhen Lavdim Zylfiu dhe Arton Krasniqi, Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës. Federata synon të arrij suksese edhe më të mëdha në vitet vijuese dhe shpreson ta ketë mbështetjen e vazhdueshme financiare jo vetëm nga MKRS por edhe nga komuniteti biznesor i Kosovës me ç’rast Kryetari i Federatës së bashku me bordin e Federatës do të angazhohen edhe më shumë këtë vit që të gjejnë sponsor të tjerë për të marr pjesë në gara tjera dhe për tu avancuar tutje në ranglistën aktuale botërore, thuhet në komunikatën e Federatës së Mini-Golfit të Kosovës, me kryetar Lavdim Zylfiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat