Ish-N.1, Tiger Woods, rikthehet në kompeticion në tetor

Golf

Ish-N.1, Tiger Woods, rikthehet në kompeticion në tetor

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 21:57
Tiger Woods

Ish- N.1 boteror ne golf, Tiger Woods, i cili mungon ne cirkuitin profesionist qe prej nje viti, shpreson te rikthehet ne konpeticion ne tetor, ka bere ai te ditur te merkuren.

“Kam arritur ne fundin e pushimeve dhe kam programuar te rikthehem ne kompeticion. Por, me duhet te punoj ende”, theksoi Woods ne rrjetet sociale.

“Pas ketij vendimi, shpresoj qe te kthehem ne nivelin tim me te mire”, vazhdoi ai.

Woods, 40 vjec, ka planifikuar qe te marre pjese ne Safeway Open, qe zhvillohet nga 13-16 tetor ne  Napa, ne Kaliforni. Ai do te marre pjese edhe ne Open Turqi (3-6 nentor) sipas kalendarit, si dhe ne aktivitetin e organizuar nga fondacioni i tij, “Hero World Challenge”, nga 1-4 dhjetor ne Bahamas.

Golfisti me i njohur ne planet, i cili ka fituar 14 tituj te endesishem gjate karrieres, eshte operuar ne shpine ne tetor te 2015, per here te trete gjate dy vjeteve.

Kompeticioni i tij i fundit ka qene cirkuiti PGA ne gusht te 2015, ku u klasifikua i 10-ti, rezultati me i mire ne 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat