U mbajt Turneu i 8-të i Golfit - 'Nëna Teresa'

Golf

U mbajt Turneu i 8-të i Golfit - 'Nëna Teresa'

Nga: Beqir Sina Më: 12 korrik 2016 Në ora: 18:37
Fituesit e garës

Ndërtimi dhe përfundimi i Katedrales Nëna Tereza, që gjendet në qendër të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës - varet vetëm nga donacionet dhe përpjekjet për mbledhjen e fondeve publike, për mbështetjen e saj, për shkak se kishat dhe katedralet nuk marrin fonde qeveritare, për ndërtimin e tyre. Objekti , i cili është fetarë, dhe u shërben besmitarëve katolik shqiptarë dhe të huaj në Kosovë, është ndërtuar vetëm me ndihmat, ka thënë Ipveshku i Kosovës Dom Gjergji, i cili ka veçuar ndihmat e mëdha të shqiptarëve të Amerikës, të cilët përafërsisht kan dhuruar afro 2 milion dollarë. Kurse, qytetarët prezencën e Katedrales në qendër të Prishtinës e konsiderojnë si një imazh evropian, duke theksuar diversitetetin fetar e kulturor që ekziston në Kosovë. Për të 8-in vit radhazi në pjesën e lartme të New Yorkut, u “ngjitën”, dje golfistët shqiptarë dhe amerikanë, për të mbajtur turneun e golfit,"Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, e cila është dhe veprimtaria më e madhe sportive në komunitetin shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e saj të shkojnë në një bamirësi. Duke e bërë këtë lloj sporti një aktivitet ku shqiptarët e Amerikës, për çdo vit mbledhin ndihma për ndërtimin e Katedrales së Nëna Tereses në Prishtinë, të cilat thuhet se i kan kaluar mbi gjysmë milioni dollar. Dhe, këtë e kan bërë me anë të këtij turneu, ose Golfit, i cili njihet si një nga sportet që thirret si sporti i "aristrokatëve", dhe që i përket shtresës së të pasurve, ngaqë ky sport vazhdimisht, ka tërhequr biznesmenët, në disa raste këtu në SHBA-ës, edhe anëtar të komunitetit shqiptarë, të cilët jan edhe anëtar të klubeve amerikane të golfit . Mirëpo për, mbdhejn e këtyre ndihmave, duket se ka punuar dhe është i përkushtuar edhe themeluesi dhe oragnizatori i turneut fondmbledhës të Golfit, për të ndihmuar me këtë rast deri në përfundimin e ndërtimit të plotë të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, me familjen e tij, bashkëshortën Gloria, dhe fëmijët. Ai, në organizimin e këtij turneu, gjithashtu ka pasë mbas vetes edhe ndihmën e pa kursyer nga dega e Vatrës në Hudson Valley në Nju Jork, dhe Rrrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, e Kanada, pjesë e të cilës është edhe kryetari i tyre Elmi Berisha, por dhe të vatranëve të tjer Sejdi Husenaj, Sabit Bytyçi, Simon Qafa, e vëllezërit e tij, si dhe veprimtarëve të tjerë, të komuniteti, miq e shok të Rajës, shqiptarë e amerikan. Këtij aktiviteti i kontribojnë shumë në mbarvajtjen e tij, në grumbullimin e donacioneve edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze shit-blerje makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, e pasuri të patundshme, ndërtim banesash, restorantet dhe kompani të ndryshme tepër të njohura, edhe biznesmen dhe kompani amerikane. Turneu i 8-të i golfit "Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, u mbajtë të hënën, më 11 korrik, në fushën e golfit "Blue Hill Golf Course” të Orangetown - New York: Regjistrimi i turneut filloi në orë 11:00 deri në orën 12:30 pasdite. Ndërkohë, Turneu zgjati deri në orën 5:30, koha sa filloi të shërbehet darka, në të cilën ishin të përfshirë pijet(verë e raki) dhe ushqimet tradicionale shqiptare( byrek, turshi, djath, ullinje dhe bukë ), dhuruar këto nga disa restorantet shqiptare, që janë për rreth zonës Orangetown në New York, ku mbahet turneu. Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Ata luajtën gjatë gjithë ditës në garë mes njeri tjetrit, të ndarë sipas regullave në ekipe me nga, dy, tre dhe katër veta. Në fund të turneut zhvillua loja e fatit, si dhe u ekspozuan - e u shitën disa piktuar të piktores Katerina Hoti dhe një galeri fotostudio. Turneu u mbajt mes një atmosfere më shumë dëfryese, sportive dhe festive. Në fund të aktivitetit, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Këtë turne në mbyllje e përshëndetën dhe i uruan suksese organizatorve në emër të meshtarit Dom Pjetër Popaj, anëtarët e Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, kryetari i saj zoti Marijan Cubi, Mëhill Gjurraj, Pashkë Maksuti, Fran Çotaj, Gjergj Paloka , Mëhill Velaj, e të tjerë. Turneu i cili tashmë për çdo vjet rritet dhe po merr formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine, ka edhe rëndësinë e tij. Këtë vit, i përcaktuar nga dy qeveritë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria si "Viti i Nëna Thereses" kushtuar Shejtërimit së nobelistes shqiptare, Nëna Tereses, ky aktivitet s’ka dyshim që mori një rëndësi e vëmendje të veçantë, ku folësit ia kushtuan fjalimet e tyre dhe donacionet, asaj. Anton Raja me familjen e tij, i cili ka themeluar dhe mban mbi shpatullat e tij organizimin e shkelqyer të këtij turneu, te suksesshëm, ka bërë gjithëçka që të kënaqi golfistët, dhe t’ju krijojë qindra pjesmarrësve, shumica e tyre natyrishtë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të - të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme Duke u orfuar atyre jo vetem një lloj dëfrimi sportiv, por t’ju jap me këtë rast edhe një shije tradicionale shqiptare, me ushqimin dhe pije, për të ofruar sado pak atë dashurinë e mallin për vendlindjen për nga ngjashmëria e natyrës me pyjet, liqenjët, gjelbërimin e pafund me: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë. “Çdo sport kërkon aftësi të veçanta, por për golfin duhet pasioni, precizioni dhe shumë stërvitje. E bukura e këtij sporti është se golfi në të gjithë botën ndërtohet në vendet më të bukura të natyrës, dhe, është një sport shumë i shtrenjtë, sport ky që shpesh herë i kushtohet fondeve për bamirësi”, thotë një i apasionuar i golfit, Sejdi Husenaj, pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu për çdo vit. Në fund të turneut të 8-të të golfit në fushën- "Blue Hill Golf Course” të Orangetown - New York - duke përmbyllur këtë aktivitet të bukur, të komunitetit shqiptarë në SHBA, përgëzoi njeri tjetrin, dhe uruan njëri tjetrin për suksese dhe vazhdimin e këtij turneu tashmë të bërë tradicional.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat