Zylfiu: Diskutuam për punën e bërë

Golf

Zylfiu: Diskutuam për punën e bërë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:03
Miinigolf

Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, së bashku me anëtarin e Bordit të Federatës Kushtrim Vrajolli qëndruan tri ditë në Gjermani në qytetin Koln. “Jemi takuar me menaxherin e marketingut të Federatës së Minigolfit të Gjermanisë Ztr. Achim Braungart Zink, njëherazi Kampion Botëror i vitit 2013 në Minigolf. Me Ztr Achim Braungart Zink kemi diskutuar për punën që e kemi bërë si Federatë nga muaji prill 2015 kur edhe është shpallur fituese kandidatura jonë për ta organizuar Kampionatin ''World Adventure Golf Masters 2016'' në Kosovë. Menaxheri i marketingut u impresinua nga ajo çfarë dëgjoi nga ne dhe deklaroi se në numrin e radhës në Magazinen Gjermane të Minigolfit do të na dedikon tri faqe hapësirë me intervistë dhe fotografi në mënyrë që të informohen gjithë lojtarët dhe trajnerët e Minigolfit të Gjermanisë. Gjithashtu Achim Braungart Zink është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë të Minigolfit dhe pa hezitim pranoi të jetë njëri nga pjesëmarrësit e ''World Adventure Golf Masters 2016'' në Kosovë”, tha Zylfiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat