Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit për tentimvrasje

Gjilani

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit për tentimvrasje

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:45
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve E. I. dhe V. I., në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Të pandehurit E. I. dhe V. I., dyshohet se më 16 shtator pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin E. Z., në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë, të përgatitur dhe të pajisur me revole dhe me sopatë kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarin në fjalë.

Me këto veprime të pandehurit E. I. dhe V. I., kryer kanë kryer veprën penale bashkëkryerje vrasje në tentative ndërsa i pandehuri E. I. ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat