Prishtinasit ia gjejnë kuletën me para gjatë aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’

Gjilani

Prishtinasit ia gjejnë kuletën me para gjatë aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:09
Gjilan

Vullnetarët të cilët sot po marrin pjesë në aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ gjatë pastrimit në fshatin Zhegoc të Gjilanit kanë gjetur një kuletë me mbi 500 euro brenda dhe të njëjtën ia kanë kthyer pronarit, të cilit i kishte humbur rreth një muaj më parë.

“Gjatë aksionit ta pastrojmë Kosovën, në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit, është gjetur një kuletë brenda së cilën ishin 500 euro. Mësuesit e shkollës në Zhegoc e kishin gjetur kuletën dhe kishin njoftuar pronarin ta merrte”, ka njoftuar një qytetar nga Gjilani.

Ndryshe sot në nivel vendi nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj ka filluar aksioni më i madh i pastrimit të hapësirave publike nga mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat