Në fshatin Debellde të Vitisë për herë të parë shënohet Dita e Patates

Gjilani

Në fshatin Debellde të Vitisë për herë të parë shënohet Dita e Patates

Nga: Aziz Zuka Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:32
Pamje nga shënimi i Ditës së Patates në Debellde

Në fshatin kodrinoro-malor Debellde të komunës së Vitisë sot për herë të parë me një solemnitet rasti është shenuar Dita e Patates.Kjo ngjarje është  organizuar nga Drejtoria komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC sot në Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates.

Me këtë rast është promovuar patatja e cila kultivohet në këtë lokalitet dhe e cila është e kërkuar në gjithë tregun Kosovar.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka bërë me dije pse kjo komunë ka vendosur të shënoj Ditën e Patates në Debellde të Vitisë.

“Jo rastësisht sivjet po e shënojmë këtë ditë në Debellde, sepse Patatja e Debelldeut është e njohur në gjithë Kosovën, për cilësinë e saj. Përkundër kushteve jo të favorshme atmosferike puna dhe përkushtimi i kultivuesve vitias të patates kamë  bërë që ky produkt edhe sivjet të këtë cilësi të lartë”, u shpreh Kryetari Haliti.

 Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me organizatën IKC, ka shpërndarë gjatë këtij viti mbi 13 mijë kilogramë farë të patates për kultivuesit e Debelldehut.

Kurse Ekrem Bajrami, Drejtor i organizatës IKC-së u shpreh se është kënaqësi të shohësh këto prodhime cilësore që janë krijuar në këto kushte jo të mira atmosferike. Ai tha se ata në bashkëpunim me komunën do të angazhohemi të nxjerrim një Brend për pataten e veçantë të Debelldeut.

E Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, falënderoi kryetarin Haliti për mbështetjen e veçantë që po e bënë në sektorin e bujqësisë duke shtuar se Debelldeu është i njohur për kultivimin e patates dhe shtoj se për këtë ata kanë vendosur që të organizojnë këtë aktivitet në Debellde të Vitisë I cili me shumë gjasë do të jetë një ngjarje tradicionale kushtuar Patates. Përndryshe ky aktivitet është mbështetur me një koktej rasti nga TEB Bank.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat