Një muaj paraburgim për personat që u rrahën për mosmarrëveshje në trafik

Gjilani

Një muaj paraburgim për personat që u rrahën për mosmarrëveshje në trafik

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:07
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre personave, E. M., B. M. dhe A. M.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit të pandehurit E. M. dhe B. M. më 7 shtator rreth orës 18:25 minuta në rrugën qarkore të Gjilanit, duke e konsideruar veten të rrezikuar në komunikacion nga i pandehuri A. M., kanë ndalur këtë fundit dhe kanë filluar të godasin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas këtij incidenti të pandehurit E. M. dhe B. M. kanë vazhduar rrugën, ndërkohë  i pandehuri A. M. ka ndjekur me veturën e tij dhe më pas ka goditur veturën e tyre në pjesën e majtë.

Me këto veprime të pandehurit E. M. dhe B. M., kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor ndërsa i pandehuri A. M. ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat