Nis dezinfektimi i 58 shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan

Gjilani

Nis dezinfektimi i 58 shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Komuna e Gjilanit ka nisur sot dezinfektimin e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, proces ky i cili do të zgjasë tri ditë.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka njoftuar se sot do të dezinfektohen objektet shkollore në qytet, përderisa gjatë dy ditëve në vazhdim pritet të bëhet dezinfektimi në objektet shkollore në fshatra.

“Qëllimi ynë është që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe personelit të shkollave. Sipas kërkesave të tyre, do ta bëjmë edhe deratizimin”, tha ai.

Ndryshe, Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan gjatë verës ka bërë dezinsektimin e ambientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat