Bakteri prek spitalin e Gjilanit, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve - Bota Sot
Bakteri prek spitalin e Gjilanit, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve

Gjilani

E enjte, 20 shtator 2018

Bakteri prek spitalin e Gjilanit, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Të gjitha sallat kirurgjike në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë mbyllur. Kjo pasi që sallat operative janë prekur nga një lloj bakteri.

Burime të medias raportojnë se sallat e spitalit në Gjilan janë mbyllur për arsye të izolimit të bakterit “Escherichia coli”, bakteri ky i cili paraqet komplikime të rënda në sistemin imunitar të njeriut. 

Zakonisht ky bakteri paraqitet në zorrët e bagëtive, para së gjithash te gjedhi, delet dhe dhitë, por edhe te kafshët e egra. Përmes florës në zorrë ato mund të përfundojnë në qumështin apo mishin e kafshëve. 

Doktor Ukshin Ismaili, drejtor klinik, ka konfirmuar se sallat e operimit janë mbyllur përkohësisht.

“Sallat operative të kirurgjisë për momentin për raste elektive janë ndërprerë për arsye se nga të dhënat nga janë izoluar “Staphylococus saprophyticus”. Po presim rezultatet”, thuhet në përgjigjen e drejtorit.

Sallat do të hapen pas marrjes së analizave të bakterit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test