Gjilani nis sot me fazën e tretë të dezinsektimit

Gjilani

Gjilani nis sot me fazën e tretë të dezinsektimit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:10
Gjilan

Me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insektet tjera të bezdishme, Drejoria e Shëndetësisë në Gjilan të fillon me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor nga 7 deri më 10 gusht.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë, e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00.

Komuna apelon bletarët që gjatë kohës sa do të zgjas dezinsektimi, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat