Policia jep detaje për përleshjen e vajzave në Gjilan, një e lënduar në kokë

Gjilani

Policia jep detaje për përleshjen e vajzave në Gjilan, një e lënduar në kokë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 21:44
Përleshja ka ndodhur mes disa vajzave pas qëndrimit të tyrë në një klub nate.

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Gjilanit.

Sipas pamjeve të publikuara në media sociale, përleshja ka ndodhur mes disa vajzave pas qëndrimit të tyrë në një klub nate.

Detaje rreth kësaj përleshjeje fizike, ka dhënë edhe Zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa ka mohuar se në përleshje ishin të përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Hashani ka thënë se ”rrahja mes vajzave ndodhi kur e dyshuara papritur kishte goditur viktimën me një shishe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta”.

Ai pranoi se për këtë rast janë intervistuar e dyshuara shtetase e Kosovës si dhe viktima po ashtu, duke përfshirë edhe disa dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje.

Viktima ka pranuar menjëherë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat