Lumi që po infekton njerëz

Gjilani

Lumi që po infekton njerëz

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:19
Lumi që po infekton njerëz

Problem në Gjilan është edhe lumi Stanishorka. Banorët ankohen për papastërtinë dhe derdhjen e ujërave të zeza në këtë lum. Madje sipas, banorëve disa taksistë edhe janë infektuar nga gjendja e tmerrshme që është në këtë lum.

Lumi i Gjilanit, Stanishorka, po helmon banorët. Haziri: Deri në fund të vitit shtrati i këtij lumi do të përfundohet

Gjilani ka nisur punime në njërin nga dy lumenjtë që kalojnë përmes qytetit, por zgjidhje për kundërmimin dhe mbeturinat përreth tyre nuk ka bërë ende.

Banorët që jetojnë përreth lumit Stanishor, që gjendet në anën lindore të Gjilanit e që dikur përcaktonte edhe kufirin e qytetit, po vuajnë nga kundërmimi që ka kapluar zonën përreth lumit.

Ky lum përveç që është pikë që bashkon lumenjtë Mirusha dhe Banjën, po bashkon tash e sa vite edhe ujëra të zeza e mbeturina të qytetit përreth tij.

Buzë tij, në vend të gjelbërimit kanë zënë vend mbeturinat që për banorët, sidomos në temperatura të larta, e bëjnë të padurueshëm qëndrimin e në atë zonë.

E, Kolegu i tij, Hajrush Limani, i cili tash e 20 vite punon si taksist, thotë se premtime ka pasur çdo vit porse nuk është bërë asgjë për rregullimin e lumit.

Drejtori për Shërbime Publike në komunën e Gjilanit, Naser Korça, ka thënë përmes telefonit se zgjidhja e problemit të lumit Stanishor ka mbetur duke u zvarritur tash e dy vite, ku për këtë thotë se një pjesë të fajit e ka rënia e Qeverisë.

Kjo pasi siç thotë ai, ka mbetur pa u implementuar një marrëveshje për kredi të butë me Austrinë.

Edhe pse ky lum u përfol dhe u shfrytëzua shumë herë si premtim fushate, banorët gjilanas kanë frikë se punimet nuk do të shkojnë deri në fund.

Por diçka të tillë, e ka mohur kryetari i Gjilanit.

Gjendja e lumenjve dhe shtretërve të tyre , në Kosovë, në përgjithësi nuk konsiderohet e mirë. Problem mbetet mos mirëmbajtja e tyre dhe papastërtitë përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat