Gjykata i cakton paraburgim personit që kanosi vëllezërit për trashëgimi - Bota Sot
Gjykata i cakton paraburgim personit që kanosi vëllezërit për trashëgimi

Gjilani

E mërkurë, 20 qershor 2018

Gjykata i cakton paraburgim personit që kanosi vëllezërit për trashëgimi

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:19
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me datë 12.06.2018, rreth orës 09:15 minuta në objektin e Gjykatës Themelore në Gjilan, i pandehuri E. A. ka kanosur seriozisht vëllezërit e tij, A. A. dhe N. A., në kohën sa ishte duke u mbajtur seanca gjyqësore lidhur me trashëgiminë, me këtë rast gjyqtari i ka kërkuar të njëjtit që të liron gjykatoren, mirëpo i pandehuri nuk i kishte përfillur urdhëratë e gjykatësit, ku është dashur intervenimi i sigurimit të gjykatës dhe gjatë largimit të tij nga salla ka fyer gjyqtarin.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale kanosje nga neni 185 paragrafi 2 dhe mospërfillja e gjykatës nga neni 401 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test