Hapet Konsullata e Shqipërisë në Gjilan

Gjilani

Hapet Konsullata e Shqipërisë në Gjilan

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:20
Gjilan

Sot në Gjilan hapet Konsullata e Shqipërisë.

Hapja e Konsullatës bëhet në 19 vjetorin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Gjatë shënimit të kësaj dite, janë paraparë edhe aktivitete tjera në Gjilan.

Agjenda e aktiviteteve të sotme:

Ora 10:00 Homazhe varrezave të dëshmorëve dhe lapidarëve

Ora 11:00 Seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Salla e Kuvendit), Ceremonia e dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” për Afrim Kqiku, Hafiz Gagica, Hasan Mala (Salla e Kuvendit)

Ora 12:00 Hapja e Konsullatës së Shqipërisë

Ora 15:00 Shpallja e më të dalluarve nga Shërbimi Civil, Arsimi, Shëndetësia, Bujqësia dhe sektori  i Kulturës, Rinis dhe Sportit (Salla e Kuvendit)

Ora 18:00 Ekspozita kolektive e piktorëve Gjilanas –Teatri i Qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat