Prokurori lirohet nga aktakuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjilani

Prokurori lirohet nga aktakuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:19
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim lirues ndaj akuzuarve B. H. prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe L. D. i cili akuzohej për veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale.

Sipas gjykatës, i pandehuri B. H. prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, akuzohej nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

“I pandehuri B. H. akuzoj për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri L. D. akuzohej për veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale nga neni 395 të KPRK-së. Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka ardhur në përfundim që këta dy të pandehur nuk kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkohen”, thuhër në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat