Prostitucion në qendrën e masazhit, një muaj paraburgim për policin

Gjilani

Prostitucion në qendrën e masazhit, një muaj paraburgim për policin

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F. Sh. dhe D. K., në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata më 8 qershor, Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e përgjimeve dhe urdhëresën e simulimit, kanë arrestuar të pandehurit F. Sh., i cili ka qenë zyrtar policor nga Komuna e Gjilanit dhe të pandehurën D. K. nga Republika e Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim mundësimi ose detyrimi në prostitucion.

Në këtë rast i pandehuri F. Sh. ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D. K. e punësuar në këtë qendër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat