Realizohet ushtrimi fushor “Kampi i avancuar i QSU-së” në Zhegoc të Gjilanit

Gjilani

Realizohet ushtrimi fushor “Kampi i avancuar i QSU-së” në Zhegoc të Gjilanit

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 18:40
Ushtrimi fushor “Kampi i avancuar i QSU-së”

Qendra e Studimeve Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar i QSU-së” në Zhegoc të Gjilanit, i cili kishte për qëllim përgatitja taktike në operacionet urbane ofensive dhe mbrojtëse, si dhe testimi i gatishmërisë fizike dhe psikike të kadetëve.

Gjatë realizimit të ushtrimit fushor, kadetët e QSU-së u përballen edhe me temat si: operacionet urbane ofensive dhe  mbrojtëse, navigim tokësor ditën dhe natën, patrullime, reagimi në kontakt etj.  

UD i komandantit të Qendrës për Studime Universitare kapiten Vegim Krelani, njoftoi të pranishmit për aktivitetet, të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur  kadetët e katër gjeneratave gjatë këtyre ditëve në kampin fushor në Zhegoc.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vlerësoi lart  punën e kadetëve  në realizmin e ushtrimit, duke thënë se aktivitetet e tilla kanë  përparësitë por edhe sfidat.

“Këto aktivitete në situatë paqeje kërkohet të jenë sa më reale, që në të ardhmen nëse paraqitet nevoja, të jeni të përgatitur të përballeni me sfidat”, tha ai.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjeneral brigade Irfete Spahiu në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në vazhdimësi, ndau një mirënjohje  për pjesëtarin e FSK-së Rreshter Fadil Rashiti, i cili ka lejuar mbajtjen e këtij ushtrimi për vite me radhë në pronat e tij dhe të familjes së tij.

Kadetët për të pranishmit raportuan për angazhimin dhe demonstruan një ushtrim, i cili u përcoll me interesim nga mysafirët e ftuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat