Kryetari Haliti inspektoi disa nga punimet infrastrukturore

Gjilani

Kryetari Haliti inspektoi disa nga punimet infrastrukturore

Nga: Aziz Zuka Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:51
Pamje nga inspektimi i punimeve ne fshatin Kabash

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar sot punimet në përgatitjen e rrugëve për asfaltim në Viti, konkretisht afër Xhamisë së Qytetit, në rrugën “Mark Sopi” në Binqë dhe rrugën “Shaban Kabashi” me degëzim në Kabash.  Kryetari Haliti inspektoj disa nga punimet infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti këtë të shtunën ka vizituar fshatrat, Sadovinë, Goshicë dhe Smirë, për të parë nga afër disa punime që po zhvillohen në rregullimin e infrastrukturës rrugore. Konkretisht në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit. Kurse gjithashtu ai ka inspektuar punimet që po bëhen edhe në rrugën që lidh mes veti fshatrat Goshicë-Smirë. Në këto lokalitete ai është takuar edhe me banorët të cilët e kanë falënderuar atë për punon që po bënë në fushën e infrastrukturës rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat