Hapet Panairi i Punës në Gjilan

Gjilani

Hapet Panairi i Punës në Gjilan

Më: 30 maj 2018 Në ora: 11:15
Panairi i Punës në Gjilan

Është hapur Panairi i Punës në Gjilan, i cili është organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe GIZ-in gjerman.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur tejet i lumtur që me anë të këtij panairi po mundësohen një mijë vende pune për qytetarët e kësaj komune.

“Janë 38 punëdhënës , gjithashtu ka edhe disa organizata që ofrojnë praktikë me pagese, me mundësi punësimi”.

Nga GIZ kanë deklaruar se po  tentojnë të ndihmojnë ngritjen e këtyre panaireve në qytetet më të mëdha dhe çdo vit do t’i përkrahin nga dy të tilla.

Zëvendësministri , Vesel Makolli, tha se me organizimin e panaireve të tilla promovohen punëdhënësit privat, që sipas tij, duhet të jenë gjeneruesit e vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat