Fillojnë punimet e stadiumit "Ibrahim Kurteshi"

Gjilani

Fillojnë punimet e stadiumit "Ibrahim Kurteshi"

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:00
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi.

Në Pozheran filluan punimet për ndërtimin e stadiumit “Ibrahim Kurteshi”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe Feriz Pira, ndër themeluesit e parë të klubit të futbollit “Vllaznia”-Pozheran dhe të tjerë kanë hedhur sot në Pozheran gurëthemelin për ndërtimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi. Përndryshe në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF. “Vllaznia” e Pozheranit e cila ka arritur suksese në futbollit duke garuar edhe në superligën e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi.

“Ne si komunë kemi arritur më në fund të përfundojmë procedurat dhe atë së bashku me Ministrinë e Kulturës, që të fillojmë me stadiumin dhe atë si bashkëparticipim në këtë projekt”, u shpreh Kryetari Haliti. 

Ai bëri me dije se me projektin e paraparë do të rregullohet fusha sportive, tribunat dhe zhveshtorët duke shpresuar se ndërtimi i stadiumit do të përfundoj në planin e paraparë dhe me cilësinë e duhur. 

Kryetari Haliti ndër tjerash shtoj se ai mbetet i përkushtuar të krijoj hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive. 

Kurse Shpend Musa, Kryetari i KF “Vllaznia”- Pozheran ka falënderuar kryetarin Haliti dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të tjerë për këtë projekt duke potencuar se ky projekt është pritur padurim nga KF “Vllaznia” dhe tifozët e këtij klubi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat