Haziri takohet me komandantin e KFOR-it turk

Gjilani

Haziri takohet me komandantin e KFOR-it turk

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:58
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim, cili është edhe komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.

Kryetari Haziri dhe koloneli Barim kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Koloneli Barim, pasi ka përmendur Gjilanin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se së shpejti do ta sjell një donacion me disa kompjuterë për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.

Kryetari Haziri, nga ana e tij, e ka falënderuar kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektin e sigurisë, ndërkaq ka theksuar faktin se ndihet i lumtur që në Gjilan diversiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet si vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat