LVV- në Gjilan me anëtarësime të reja

Gjilani

LVV- në Gjilan me anëtarësime të reja

Nga: N.A Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:53
LVV

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan ka njoftuar se është pajisur me një numër të madhe anëtarësime nw kwtë subjekt

ushtruesit të detyrës së kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Nehat Osmani, me rastin e qindra anëtarësimeve të reja, Lëvizja po fuqizohet dhe dëshmia më e mirë për këtë jeni JU sot.

Me poshtë mund te lexoni njoftimin e LVV, dega ne Gjilan

Fjala e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Nehat Osmani, me rastin e qindra anëtarësimeve të reja, të cilëve i është uruar mirë se ardhja në tubimin e datës 5 maj.

ÇMIMI JONË NUK KA ÇMIM, SHPAGIMI YNË KA SATISFAKSION
ÇMIMI JONË NUK KA VLERË, SHPAGIMI YNË KA MIRËNJOHJE DHE NDER
05.05.2018 
Lëvizja po fuqizohet dhe dëshmia më e mirë për këtë jeni JU sot. Së bashku me mijëra të tjerë anembanë Kosovës që në këtë periudhë iu bashkuan lëvizjes dhe vazhdojnë t’i bashkohen në kontinuitet, JENI garancia më e fuqishme se lëvizja po ecën rrugës së drejtë.
Prandaj, mirë se keni ardh në lëvizjen tonë, në këtë lëvizje të pandalur, në këtë makineri të jashtëzakonshme idesh e kreacionesh që prodhon e reprodukon vlera e vepra të pashterrshme.
Mirë se keni ardh në lëvizjen VETËVENDOSJE! që beson në individin, beson në familjen, beson sidomos në lirinë e kombit të vet, beson në barazinë e qytetarëve të vet, beson në zhvillimin e komunës dhe shtetit të vet, beson në drejtësi dhe në të drejtën, mbi të gjitha beson në të drejtën për vetëvendosje .
Mirë se keni ardh në lëvizjen që beson në JU!
Së bashku me ju do zgjerojmë edhe mëtej rradhët tona në mënyrë që lëvizja edhe pas jush të lë dyert hapur, të mbaj ftesën hapur, për të gjithë ata që mendojnë se komuna jonë, shteti jonë mund të bëhen, për të gjithë ata që mendojnë se për qytetarët tanë ka ende shpresë, ka të ardhme dhe ka kush t’i prij dhe ta udhëheq drejt synimeve, idealeve dhe ëndrrave të shumë gjeneratave e sidomos të gjeneratave që po vijnë. Për gjithë ata që besojnë në ate që lëvizja për 13 vite ka ndërtuar dhe tani simbolizon dhe në ate që lëvizja proklamon, ndërsa me bindje, punë, studim e dije e sendërton.
Po pra e sendërton dhe realizon sepse ne nuk i kemi vendos çmim sakrificës sonë për mirëqenien e popullit tonë, ne nuk i kemi vënë çmim përkushtimit tonë për rimëkëmbjen e komunës dhe vendit tonë, ne i kemi vënë çmim barazisë dhe çrrënjosjes së klaneve të oligarkëve, ne i kemi vënë çmim drejtësisë dhe eliminimit të shtresave sociale, ne i kemi vënë çmim jetësimit të republikës sonë.
Dhe këtë çmim do ta paguajmë me këmbënguljen dhe konsistencën tonë, dhe këtë çmim do ta paguajmë me eksplorimin e horizonteve të reja të diturisë e të shkencës, me guximin dhe forcën tonë, krenarinë e mburrjen tonë, me vullnetin e vullnetarizmin tonë.
Këtë çmim do ta shpaguajmë me edukimin dhe arsimimin e rinisë sonë, këtë çmim do ta shpaguajmë me prosperitetin e qytetit dhe atdheut tonë.
Çmimi jonë nuk ka çmim, shpagimi ynë ka satisfaksion, satisfaksion shpirtëror, shtetëror, kombëtar.
Çmimi jonë nuk ka vlerë, shpagimi ynë ka mirënjohje dhe nder.
Në këtë rrugë NE kemi pranë frymëzuesin e kësaj ideje, kësaj lëvizje, ashtu sikur e patëm edhe kur e filloi, kur e rriti dhe fuqizoi, ashtu sikur e patëm kur e pasuroi, kur i dha përmbajtje, kur i përmbushi syzheun dhe e bëri kuptimplotë.
Ashtu sikur e patëm dhe tani e kemi, në krah dhe në ballë të çdo aksioni, promovimi të vlerave shtetërore, mbrojtje të kauzave kombëtare, afirmimi të intelektit rinor e intelegjencës vendore si një thesar nacional, ashtu sikur gjithnjë do e gjeni, NË LËVIZJE, por tani do e gjeni e takoni duke qenë pjesë e përbashkët e kësaj lëvizje, do e gjeni këtë forcë grandioze gravituese që tërheq mendjet, zemrat, ndjenjat, trupat fizik. Sepse ai është i vërtetë, Albini pra është i vërtetë, LVV është e vërtetë. Ata janë real, janë të prekshëm por janë dinamik, ATA nuk ndalen - as lëvizja as Albini. Nëse dëshironi t’i takoni duhet të lëvizni, t’i ndjekni.
E ne do t’i ndjekim, së bashku me ju - edhe Albinin edhe lëvizjen.
URIME TË GJITHËVE!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat