Haziri takon diplomatë për mundësi të bashkëpunimit në zhvillim ekonomik

Gjilani

Haziri takon diplomatë për mundësi të bashkëpunimit në zhvillim ekonomik

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:32
Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune diplomatë të 12 shteteve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune diplomatë të 12 shteteve, të cilët i ka informuar për pozitën gjeografike dhe rëndësinë si qendër e mikroregjionit Kosovë, Maqedoni, Serbi, në aspektin e bashkëpunimit për zhvillim ekonomik, përkatësisht agrokulturës.

Në fjalën e tij, Haziri ka përmendur kulturën e duhanit, prodhimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe sektorë të tjerë të cilët mund të zhvillohen në Komunën e Gjilanit dhe në këtë regjion në përgjithësi.

Sipas kumtesës dërguar mediave, Haziri, gjithashtu, i ka njoftuar ata për përbërjen e popullsisë, për etnitë e ndryshme që jetojnë në Gjilan, për konfeksionet fetare që praktikohen dhe për tolerancën që është në përgjithësi si model në nivel vendi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, ka folur për rolin  në trajnimin e diplomatëve të rinj të Kosovës dhe në përgjithësi punën e këtij institucioni.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të ndryshëm nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Hungaria, Senegali, Anglia, Singapori, Çekia, Tajlanda, të shoqëruar nga Akademia Diplomatike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat