Kryesuesi Pira takoi pensionistet vitias

Gjilani

Kryesuesi Pira takoi pensionistet vitias

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka marrë sot pjesë në një takim të Shoqatës së Pensionistëve të Vitisë. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është biseduar rreth punës një vjeçare të kësaj shoqate.

Kryesuesi Pira në emër të Kuvendit Komunal të Vitisë, i ka përshëndetur të pranishmit dhe shtoj se komuna e Vitisë, po bënë përpjekje në përmirësimin e kushteve për pensionistet vitias. Kurse përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve në Viti, falënderuar institucionet komunal të Vitisë për rregullimin e hapësirës ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat