Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS, do të ndërtohet “Rruga e Kumanovës”

Gjilani

Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS, do të ndërtohet “Rruga e Kumanovës”

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:13
Kryetari Lutfi Haziri,

Komuna e Gjilanit është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS shpërnblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK dhe zyrtarëve komunal për performancë për punën e mirë që e kanë bërë”, ka thënë Haziri, bëhet e ditur në kumtesën për media.

Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat