19 vjet nga beteja e Zhegocit

Gjilani

19 vjet nga beteja e Zhegocit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 07:09
Foto arkiv

Në agun e 15 prillit 1999 forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte një rrethim i hekurt pothuajse nga të gjitha anët.

Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak ia mësynë Zhegocit. Ushtria serbe rrethonte fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat