Dënohet me burg inspektori i Kamenicës

Gjilani

Dënohet me burg inspektori i Kamenicës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:18
Pamje nga gjykimi

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 15 muaj burg dhe 300 euro gjobë shpall të akuzuarin S.D ish-inspektor në komunën e Kamenicës.

Ndaj të njëjtit gjykata ka vendosur që t’ia ndalojë ushtrimin e  funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2  viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari S. D. shqiptar, 20.10.2017 në cilësinë e  zyrtarit- inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejtpërdrejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 euro.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.

Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat