Nesër me fillim nga ora 11:00 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj pesë të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale transportim i narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi 240 kilogramë.
Rasti në fjalë ndodhi në muajin dhjetor ku Policia Kufitare e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, njoftuan për konfiskimin e 240 kilogramëve substancë narkotike tek Dheu i Bardhë.