Një delegacion nga Bursa e Turqisë, në krye me Celal Yalcin, ka vizituar sot Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi ata janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala.
Gjatë takimit kryetari Haliti i ka njoftuar mysafirët nga Bursa e Turqisë me rrjedhat dhe zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë.
E të dy palët kanë bashkëbiseduar edhe rreth mundësisë së bashkëpunimit të mëtejmë të të dyja komunave në fushën e Kulturës por edhe në fushat e tjera me rëndësi për qytetarët e të dyja komunave.