Kuvendi Komunal i Gjilanit ka formuar një komision vlerësues të punës, në fushën e ndërtimeve dhe ambientit.
Komisioni u themelua me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të të gjitha partive politike, megjithatë, Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka thënë se është krijuar një komision vlerësues i punës dhe jo komision hetimor, siç po thuhet nga disa kuvendarë.
“Kuvendi Komunal nuk themelon komisione hetimore, sepse as nuk ka kompetencë të tillë”, thotë Kurteshi-Emini, duke sqaruar se komisioni i formuar ka për detyrë të bëjë vlerësimin e punëve të kryera në fushat përkatëse, që nga viti 2014 e deri më 22.03.2018 dhe mandati i tij përfundon në momentin e paraqitjes së informatës në Kuvendin Komunal, thotë ajo.