Mbahet takimi i parë për themelimin e Këshillit Publiko-Privat

Gjilani

Mbahet takimi i parë për themelimin e Këshillit Publiko-Privat

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:09
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka zhvilluar sot takimin e parë me bizneset lokale në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka zhvilluar sot takimin e parë me bizneset lokale në Gjakovë, duke ndërmarr kështu hapin e parë për themelimin e Këshillit Publiko – Privat.

Kryetari Gjini ka thënë se formimi i këtij Këshilli është veprim i domosdoshëm, sepse vetëm duke bashkëpunuar  ndihmohet njëri-tjetri.

 Gjini tha se komuna duhet të  bashkëpunojë  me të gjitha bizneset në Kosovë, rajon  dhe botë  që komuna e Gjakovës të ketë një këndellje ekonomike.

Gjini: Bizneset  në Gjakovë të bashkëpunojnë sa më shumë mes vete

“Bizneset që operojnë brenda bizneseve në Gjakovë me bashkëpunu sa më shumë që të jetë e mundshme  mes veti për me funksionu si ekip , sport nëse doni e cila i ndihmon njëri-tjetrin për me arrit një cak të caktuar. Ndodh që bizneset e Gjakovës furnizohen me mallra jashtë Komunës , duke e pas mallin në komunë. Ne nuk po dojmë me kriju autoarki  që ne me qenë vet të qëndrueshëm, vet të zhvillueshëm që mos me bashkëpunu me askënd , na dojmë me bashkëpunu me të gjitha tregjet  në Kosovë , në regjon edhe në botë nëse është nevoja”, tha Gjini.

Po ashtu , kryetari Gjini  u tha përfaqësueseve të bizneseve se zhvillimet  infrastrukturore që pritet të ndodhin në Gjakovë në dy vitet e  ardhshme, të jenë ndihmesë për  prodhimet dhe shërbimet e tyre të përfitojnë sa më shumë nga këto projekte.

 Gjini: Të gjithë duhet me prodhu e me u përgatit që ne me përfitu prej autostradave

“Në vitin tjetër  pritet me fillu ndërtimi i autostradës Dukagjini Pejë-Gjakovë-Prizren e shkon deri në Istog dhe autostradës Gjakovë-Klinë, këto janë zhvillime shumë të mëdha , janë zhvillime shumë të mira për Komunën tonë që nuk kanë ndodh më herët  që me siguri kanë me qenë ndihmesë për biznesin e Gjakovës, mirëpo në të njëjtën kohë nëse nuk jemi të përgatitur për me I shfrytëzu këto zhvillime të mëdha infarstrukturore mundemi me pësu, e si mundemi me I pësu? Nëse një qytetar i Gjakovës sot priton me shku deri në Prizren me u furnizu me një mall që ne mundemi me shit këtu , kur të ndërtohet autostrada shkojmë për 20 minuta dhe nëse ne nuk bëhemi gati , autostradat na shndërrohen në rrugë prej nga rrjedh kapitali dhe nuk kthehet kapitali . Ne të gjithë duhet me prodhu e me u përgatit që ne me përfitu prej autostradave”,  tha Gjini.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë, Ferdinand Kolaj tha se numri i bizneseve aktualisht është rreth 7 mijë e 300, ndërsa  i të punësuarve  është rreth 15 mijë në Gjakovë.

Kolaj: Në Gjakovë  janë afërsisht  7 mijë e 300 biznese

“Kemi një statistikë të bizneseve  në Gjakovë që janë afërsisht  7 mijë e 300 biznese  dhe diku reth 15 mijë të punësuar në komunën e Gjakovës. Sigurisht që ata që nuk i përfillin rregullat e bizneseve merren masa dhe kemi organet që merren me bizneset”, tha Kolaj.

Ndryshe, ky ka qenë vetëm takimi i parë, në të cilin përfaqësuesit e komunës dhe ata të bizneseve janë akorduar që në takimet e radhës të formohet bordi i Këshillit si dhe organizmat tjerë përcjellës, nën ombrellën dhe bashkëpunimin e të cilëve pritet të jenë të gjitha bizneset e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat