Japonia renovon shkollën e Llashticës

Gjilani

Japonia renovon shkollën e Llashticës

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:02
Lutfi Haziri ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma

Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit, përkatësisht për renovimin e tërësishëm të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në vlerë mbi 60 mijë euro.

Siç njofton Komuna e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në proces arsimor.

Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se qeveria e Japonisë do të vazhdojë të jetë prezente në nivel të Republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat