Gjilani, shembulli më i mirë i kultivimit të dialogut ndërfetar

Gjilani

Gjilani, shembulli më i mirë i kultivimit të dialogut ndërfetar

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:42
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi sot se Gjilani është shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket integrimit të komuniteteve dhe kultivimit të dialogut ndërfetar.

Ai këto komente i bëri në takimin për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në Gjilan.

Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të këtij dikasteri, ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarët e komunave të regjionit, përfaqësues të UNMIK dhe zyrave komunale për komunitete.

Haziri tha se kanë punuar shumë në integrimin e komuniteteve dhe ndihet i lumtur që Gjilani është shembulli më i mirë në këtë aspekt, sikur edhe i kultivimit të dialogut ndërfetar.

“Zyra për kthim dhe komunitete dhe komiteti për komunitete është funksional. Në Gjilan aplikohet mësimi në shkolla në katër gjuhë, ndërsa lajmi më i mirë është se do të përfitojmë 40 shtëpi të reja për rastet sociale nga Ministria për Kthim dhe donatorët”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në takim u diskutua për planet komunale të veprimit për kthimin dhe mundësinë e financimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat