Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënon 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Gjilani

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënon 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Nga: Aziz Zuka Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:09
Pamje nga takimi

Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një takim të përbashkët ka uruar dhe falënderuar punëtorët ferma të administratës komunale për angazhimin e tyre. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti tha se kjo komunë deri me tani ka bërë dhe do të bëjë shumë në respektimin e të drejtave të barabarta, duke potencuar se së bashku me USAID, Komuna e Vitisë, ka punuar shumë në të drejtat pronësore të gruas. Ai shtoj se kjo komunë ka përkrahur shumë gra të cilat më pas kanë hapur bizneset e tyre dhe gjerojnë të ardhura.

Kryetari Haliti në emër të komunës së Vitisë, për gratë e administratës ju ka dorëzuar edhe disa dhurata simbolike. Pas këtij takimi, nën organizimin e përbashkët të Komunës së Vitisë, Shoqatës Women for Women dhe Grupit të Grave të Vitisë, në qendër të qytetit është mbajtur edhe marshi me moton “ Dashuri e barabartë të drejtat e barabarta”, që ka për qëllim avokimin e të drejtave të barabarta pronësore si për vajza dhe djem si dhe fuqizimin ekonomik të gruas.

Kryesuesi Pira priti në takim gratë këshilltare të Kuvendit Komunal

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka pritur sot në takim këshilltarët femra të Kuvendit Komunal. Gjatë këtij takimi ai ju ka uruar atyre 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke i falënderuar ato për punën që po e bëjnë në organet e Kuvendit Komunal të Vitisë. Për nder të festës së 8 Marsit, Kryesuesi Pira pas këtij takimi ju ka ndarë këshilltarëve femra nga një dhuratë simbolike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat