Në Ditën e Mësuesit fillon punën çerdhja në “Dardani” të Gjilanit

Gjilani

Në Ditën e Mësuesit fillon punën çerdhja në “Dardani” të Gjilanit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:49
Në Ditën e Mësuesit

Me rastin e Ditës së Mësuesit ka filluar punën çerdhja e fëmijëve në lagjen “Dardania”, e cila është ndërtuar nga Komuna e Gjilanit në partneritet me USAID.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot fëmijët e parë të kësaj çerdhe, duke iu uruar mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.

“Jam shumë i lumtur që sot, në Ditën e Mësuesit, po e fillojmë punën në këtë çerdhe e cila në bashkëfinancim me USAID, është ndërtuar sipas standardeve evropiane. Ju uroj suksese stafit dhe 100 fëmijëve tashmë të regjistruar deri në moshën 6 vjeç”, ka thënë Haziri.

Realizimi i këtij projekti kap vlerën 350 mijë euro, nga të cilat Komuna ka kontribuar me 180 mijë euro, ndërsa USAID me 170 mijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat