Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 5-vjetorin e themelimit

Gjilani

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 5-vjetorin e themelimit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 19:27
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë nisur aktivitetet për shënimin e 5-vjetorit të themelimit të UKZ-së.

Dekani Jonuz  Dërvodeli  tha se kremtimi i 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” është festë mbarëkombëtare, pasi aty janë të regjistruar  studentë jo vetëm nga komuna e Gjilanit, por edhe nga shumë komuna të tjera të Kosovës.

Ai tha se nga ky universitet po japin e marrin dritë, edhe studentët nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja dhe në të ardhmen shpresojnë të zgjerohen edhe më tej nga e tërë hapësira shqiptare dhe më gjerë.

Ndërsa hapjen e orës letrare në shënimin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, e bëri studentja e këtij tempulli të dijes, Mirjeta Llozani.

Më pas nxënësit e Institucionit Parashkollor nënë udhëheqjen e studenteve të UKZ, të cilat tani janë duke e mbajtur mësimin praktik nëpër institucionet arsimore edukative, janë paraqitur me një vallëzim.

Në vazhdim studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së në bashkëpunim me klubin letrar “Beqir Musliu”,  janë paraqitur me krijime letrare, duke pikëtakuar  studentët me përvojë të re në shkrime e poezi, me poetët e dëshmuar në krijimtarinë e tyre letrare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat