Kuvendi i Komunës së Vitisë mbajti seancën e dytë të rregullt

Gjilani

Kuvendi i Komunës së Vitisë mbajti seancën e dytë të rregullt

Nga: Aziz Zuka Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:31
Pamje nga seanca e dytë e rregullt e KK të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e  dytë të rregullt, me që rast  këshilltarët  kanë diskutuar  dhe miratuar disa pika të rendit të punës , me që rast janë diskutuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë seancë. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit  Naim Pira, ka paraqitur propozimin që pika e rregullt  e rendit të ditës  për pyetje dhe interesime të këshilltarëve drejtuar udhëheqjes dhe Qeverisë komunale , të mbetet tash e tutje gjithnjë si pikë e fundit e rendit të puës  dhe të shtrohet debat rreth çështjeve të caktuara.

Ndonëse disa këshilltar patën vërejtje që kjo pikë të mbetet si deri më tani, para se të fillohet me rendin e ditës, megjithatë me shumicë votash u miratua propozimi I kryesuesit Naim Pira  që për këtë të diskutohet në fund të seancës.

Në këtë mbledhje, këshilltarët aprovuan propozim vendimin për pezullimin e përkohshëm të nenit 21, neni 13, pika 13.6 dhe nenit 41 të rregullores komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba, që parasheh lirimin nga taksat komunale bizneset e komunës së Vitisë. Gjithashtu u miratua edhe propozim vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit me nr.01-013/1688 të datës 24.11.2014, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e Komunës Kompanisë Eko-Energjis SH.P.K- Pozharan për ndërtimin e mini hidrocentralit. Ndërsa u plotësuan edhe komitetet si ai për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport, me që rast anëtar të këtij komiteti u emëruan Basri Sylejmani, Mirlinda Sadiku, Samet idrizi, Vehbi Rama dhe një përfaqësues i shoqërisë civile. Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të përbëhet nga Gjylsime Qamili, Liridona Bislimi, Hidajete Pira, Ekrem Abazi dhe një përfaqësues i shoqërisë civile. Komiteti për Shërbime Publike Zekirja Zuka, Sejdi Emini. Avdi Rexhepi, Valentina Hasani dhe një nga shoqëria civile. Kurse në Komitetin për Planifikim u emëruan Rifadije Rexhepi, Jakup Demiri, Taulant Haxhiu, Besim Ymeri dhe Melihate Osmani përfaqësuese e shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat