Bytyçi: Humbja e Rrudhanit, humbje për Universitetin e Gjilanit

Gjilani

Bytyçi: Humbja e Rrudhanit, humbje për Universitetin e Gjilanit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:47
Shyqyri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e Nehat Rrudhanit, i cili është ndarë nga jeta.

Sipas tij, kjo është humbje për Universitetin e Gjilanit por edhe për arsimin e lartë në përgjithësi.

Telegram ngushëllimi:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nehat Rrudhani.

Humbja e profesor Rrudhanit, është humbje për Universitetin e Gjilanit, ku ai së fundmi ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues, por edhe për arsimin e lartë në përgjithësi, ku dha kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij.

Profesor Rrudhani do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve në arsimin e lartë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat