PDK: Dënohet me burg drejtori i Lutfi Hazirit

Gjilani

PDK: Dënohet me burg drejtori i Lutfi Hazirit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:43
Gjykata

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04 të vitit 2016.

Kështu thuhet në një komunikatë të degës së PDK-së në Gjilan, ku theksohet se gjatë procesit gjygjësor, drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marrë si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

“Ndaj të dëmtuarës Bukurije Musliu, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë qëllimshëm shkelje ligjore dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që Bukurije Musliu të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti. Poashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoriatit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it. Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Ky vendim i Gjykatës Themelore ndaj drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, dëshmon politizimin e skajshëm të Lutfi Hazirit i cili e ka instaluar jo vetëm në sektorin e Arsimit por edhe në të gjithë sektorët tjerë duke përfshirë edhe institucionet komunale”, thuhe te në kominkatën e PDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat