Gazetarë të TV –TSR nga Gjeneva e Zvicrës në vizitë komunës së Vitisë

Gjilani

Gazetarë të TV –TSR nga Gjeneva e Zvicrës në vizitë komunës së Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 06:24
Pamje nga pritja te kryetari i komunës Sokol Haliti për ekipin e gazetarëve nga Tv TSR të Gjenevës

Në Viti, sot kanë  arritë në një vizitë  treditore një ekip gazetarësh të  TV TSR së njohur të qytetit dhe Kantonit të Gjenevës së  Zvicrrës që e përbënin gazetarja  Arabella Dyrro dhe kameramani  Yvije Biffe , të shoqëruar edhe  nga aktivistët mërgimtar që punojnë dhe veprojnë në Gjenevë Xhavit Islami dhe Tahir Shabani, dy mërgimtarët tanë nga kjo komunë dhe aktivist të njohur në Gjenevë Xhavit Islami, kryetar i Shoqatës së mërgimtarëve “Vitia” me seli në Gjenevë si dhe me Tahir Shabanin kryetar I shoqatës  Franko-shqiptare në Gjenevë.

Ata i ka pritur në Kabinetin e tij kryetari Sokol Haliti, I cili i ka njoftuar mysafirët me  rrjedhat, zhvillimet dhe  të arriturat,  por edhe sfidat e kësaj komune  në aktualitetin e tanishëm.

E duke e njoftua kryetarin e komunës  për  vizitën , kryetari  Shoqatës Franko-Shqiptare  Tahir Shabani,  pasi ka falënderuar për pritjen që u bëri kryetari i Komunës,  tha se qëllimi I kësaj vizite ishte që  përmes gazetarëve të  kësaj shtëpie  mediatike të njoftojnë opinionin e gjerë edhe në Zvicër lidhur me punën  dhe jetën në këtë komunë nga e cila ka shumë punëtor që punojnë në këtë qytet e që janë nga komuna e vitisë.

Qëllimi i kësaj vizite është që kjo shtëpi mediatike të  përshkuan aktualitetin e tanishëm  pikërisht në vigjile të  shënimit të jubileut 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës .Ndryshe sipas  bashkëbiseduesit tonë Xhavit Islami, gjatë qëndrimit  treditore të kësaj ekipe televizive  do të vizitohet fshati Gjylekar ku do të bisedojnë me qytetarët si dhe do të vizitohet një shtëpi e ndërtuar me mjetet humanitare të një familjeje skamnore  e do të ketë edhe vizita tjera  në institucione por edhe intervista me qytetarë të komunës së Vitisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat