Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit - Bota Sot
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit

Gjilani

E shtunë, 24 shkurt 2018

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:23
Komuna e Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Gjilan, Valon Shefkiu.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo, më datë 2 janar të këtij viti, Valon Shefkiu, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe të ankthit, ka kanosur me fjalë gazetarin Musa Sabedinin pasi që ky i fundit ka publikuar një artikull në lidhje me Shefkiun.

Gjithmonë sipas aktakuzës, Shefkiu e ka thirrur në telefon gazetarin Musa Sabedini duke iu drejtuar me fjalët: “Nga sot e tutje kjo çështje është personale… se je tu u marrë ti shumë me mu.. dhe dikujt unë kam me ja q… nanën”.

Sipas Prokurorisë, Shefkiu me këtë kërcënim ka kryer veprën penale kanosje.

Prokuroria konsideron se kjo aktakuzë është bazuar mirë në mënyrë të ligjshme dhe për këtë arsye i propozon Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test