Vërshime të mëdha në komunën e Vitisë

Gjilani

Vërshime të mëdha në komunën e Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Disa pamje nga vershimet në komunën e Vitisë

Komuna e Vitisë është mobilizuar për të ndërdyrë në zonat e përmbytura gjatë mbrëmjes së kaluar të shkaktuar nga reshjet e mëdha  të shiut.

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave (DSHPE), Njësia e Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit, punëtorët ambiental dhe shumë qytetarë vullnetarë i janë bashkangjitur ekipeve për të përballuar këtë situatë.

“Pas reshjeve të fundit të shiut që kanë rënë pa ndërprerë janë shkaktuar vërshime në Viti. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka aktivizuar Ekipin Emergjent. Sipas zyrtarëve komunal kjo u bë me qëllim që të minimizohen dëmet. Me këtë rast edhe kryetari Sokol Haliti, ka dale mbrëmë dhe por edhe  sot  në vendin e ngjarjes për të parë nga afër vendet ku rrezikshmëria nga vërshimet është më e madhe”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit. e pandërprera që kanë ndodhur mbrëmë në Viti kanë sjellur për pasoj dëmtimin e shtratit të lmit “Morava” i cili ka dëmtuar pothuajse tërësisht shëtitoren Viti – Kabash – Binqë.

Komuna e Vitisë po përballet me pasojat e vërshimeve të mbrëmshme që erdhën pas reshjeve të shumtua.

Jakup Haxhiu shef i kabinetit të kryetarit Sokol Haliti ka konfirmuar për  gazetën tonë  se tashmë nga shirat e mbrëmshme vërshimet dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja Viti – Kabash – Binqë si dhe një pjesë e rrugës përgjatë lumit Morava e Bincë që shpie deri në fshatin Bimcë.

“Gjithashtu dëme janë përcjellur edhe mbi varrezat ortodokse serbe dhe ende jemi duke verifikuar dëmet edhe në fshatra dhe në lagje e pjesë tjera të qytetit”  por edhe në territorin e Pozharanit ku uji ka mbuluar një pjesë të madhe të arave të mbjella me grurë si dhe ka depertuar edhe në oborret dhe stpëitë e një lagje e cila gjendet afër kanalit të Gelbushit “tha Haxhiu.

Haxhiu tha se komuna e Vitisë ka futur në veprim tërë mekanizmin e saj dhe ka angazhuar të gjitha ekipet emergjente ku deri vonë mbrëmë në shoqëri me ta ishte edhe vet kreu i komunës Sokol Haliti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat