Alfred Halili zgjedhet Kryetar i Alternativës në Gjilan

Gjilani

Alfred Halili zgjedhet Kryetar i Alternativës në Gjilan

Më: 28 janar 2018 Në ora: 07:06
Gjilan

Në vazhdën e shtrirjes së Alternatiës nëpër Kosovë, dje u themelua dega e Alternativës për Gjilanin. Paralelisht, u mbajtën Zgjedhjet e brendshme në këtë komunë. Në prezencë të delegatëve dhe përfaqësuese të KQZ-së, Kuvendi i degës me vota të fshehta zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e saj.

Tashmë zyrtarisht, kryetar i Alternativës për Gjilan u zgjodh Alfred Halili. Përvec kryetarit, u zgjodhen edhe 8 (tetë) anëtarë të tjerë, që përbejnë kryesinë prej 9 (nëntë) anëtarëve, prej tyre; Florida Maliqi (nënkryetare e parë), Riza Sherifi (nënkryetari i dytë), Fatmir Selimi, Naser Rexhepi, Fikri Mehmeti, Agnesa Bunjaku, Arnesa Bunjaku dhe Teuta Selishta.

Kjo kryesi zgjodhi Fikri Mehmeti për Sekretar organizativ të Alternativës për Gjilan.

Ashtu edhe sic është e përcaktuar me Statut të partisë, Kuvendi i degës me votë të fshehtë zgjodhi 15 (pesëmbëdhjetë) delegatët e Alternativës për Gjilan, të cilët do ta përfaqësojnë atë në Konventën Qëndrore të Alternativës.

Alternativa mbetet e përkushtuar edhe më tutje. Tashmë Gjilani dhe Anamorava kanë Alternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat