Haziri: Jonuz Musliu krejt jetën ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve - Bota Sot
Haziri: Jonuz Musliu krejt jetën ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve

Gjilani

E diel, 20 maj 2018

Haziri: Jonuz Musliu krejt jetën ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:39
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. Në telegram thuhet:

“U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit.

“Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetes.Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im”, thuhet ne telegram.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test