Dje në Gjilan ka ndodhur një sulm fizik në një familje. Policia raporton se bëhet fjalë për një djalë që ka sulmuar gjyshen e tij.
“Ankuesja femër ka raportuar se është sulmuar nga nipi i saj”, thuhet në raportin policor. Viktima nuk ka pasuar lëndime trupore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.